Ish-kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tucit do të vijojë të qëndrojë në burg në pritje të gjykimit për akuzën e shpërdorimit të detyrës.



Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij. Ndërkohë për bashkëpunëtorin e tij në akuzë, Ndoc Marku, trupa gjykuese ka vendosur një masë më të lehtë sigurie, duke e lënë në arrest shtëpie.

Ndaj Fran Tucit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim dhe dëmtimit të pronës. Shkak për vendimi është lejimi për hapjen e një rruge prej 1.8 kilometrash dhe me 5 metra gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat.

Po ashtu është shtuar se dëmi i përllogaritur shkon në 234 milionë lekë. Këtu përfshihet shpyllëzimi i zonës pyjore dhe dëmtimi i terrenit, duke i lënë të drejtën subjektit privat që të realizojë punimet pa shlyer detyrimet.

Para trupës gjyqësore, Fran Tuci ka deklaruar se thjesht ka lejuar një kërkesë të bërë nga vetë banorët e zonës, E cila ishte hapa e rrugës me fondet që kishin mbledhur vetë ata
Nga hetimet e SPAK, dyshohet se ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, në bashkëpunim me Ndoc Markun ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, me veprime dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur ligjin edhe për faktin se projekti nuk ka qenë i miratuar autoritetet kompetente.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe fadromisti, Durim Margjeka. Fillimisht procedimi ka nisur në prokurorinë e Pukës, por për shkak se Fran Tucit ishte ende në detyrë dosja i kaloi SPAK.
Tuci qëndroi në krye të bashkisë së fushë arrëzit për dy mandate duke lënë detyrën pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights