if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Lefter koka ne gjyq me mjeker 1024x625

Ish-ministrit Lefter Koka i është miratuar leje e kufizuar për t’u liruar nga qelia ditën e sotme nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Kjo leje është firmosur nga Ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit.

Shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Mësohet se ai është shoqëruar nga forca të shumta policore.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbahet në qeli prej dhjetorit të vitit 2021 për çështjen e inceneratorëve.

Ai u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa për atë të Tiranës ai është dënuar me 2 vite heqje lirie.

Sa i përket inceneratorit të Fierit, ku Koka akuzohet sërish, çështja është në rigjykim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights