622849357 122295455012203089 775342982920304553 n 696x522

Më 26 janar 2014 u nda nga jeta Laver Bariu, legjenda e polifonisë dhe klarinetës së jugut.

Laver Bariu lindi në Përmet në vitin 1926. U formua si muzikant në mjedisin familjar, nën ndikimin e të atit dhe të shokëve të tij muzikantë e këngëtarë popullorë. Një ndikim në formimin e tij patën edhe sazexhinjtë e Leskovikut.

Laver Bariu u bë jo vetë klarinetist por edhe këngëtar e krijues i grupit të sazeve të Përmetit, i vlerësuar me titullin Artist i Popullit. Laver Bariu mori pjesë në të gjitha festivalet Folklorike të Gjirokastrës, në festivale të tjera kombëtare dhe në mjaft turne jashtë vendit. Ai realizoi regjistrime muzikore në RTSH, ku edhe shoqëroi këngëtarë të njohur popullorë.

Me studiues shqiptarë e të huaj ka realizuar edhe disa CD. Ishte pjesëmarrës dhe realizues kryesor i muzikës në disa filma të Kinostudios “Shqipëria e Re”, si “Gjeneral Gramafoni” (1977), “Këngët e zemrës” (1989). Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights