if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ozzy osbourne 1024x677

Mijëra fansa mbushën dje rrugët e Birminghamit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar Ozzy Osbourne, vokalistin legjendar të “Black Sabbath”. Ylli i heavy metal, i cili vdiq në moshën 76-vjeçare, u përkujtua me një ceremoni të veçantë.

Ozzy-t iu dha lamtumira e fundit nga familja, miqtë dhe fansat në zemrën e qytetit anglez, ku u rrit dhe hodhi hapat e para të karrierës. Funerali i “Princit të Errësirës” ishte emocionues.
Fansat kishin mbushur rrugët e Birminghamit për të nderuar ikonën e muzikës rock-ut.

Kortezhi kaloi nëpër Broad Street, aty ku ndodhet “Black Sabbath Bridge” dhe stoli i dedikuar Ozzy-t, që është kthyer tashmë në një memorial publik i mbushur me lule, fotografi dhe letra nga fansat.

Sharon Osbourne, bashkëshortja dhe menaxherja e Ozzy-t, u shfaq shumë e emocionuar duke u mbështetur te fëmijët, Jack, Kelly dhe Aimee, gjatë vendosjes së buqetave.
Louis, djali i Ozzy-t nga martesa e tij e parë me Thelma Riley, iu bashkua gjithashtu familjes.

Ceremonia e varrimit u zhvillua më pas privatisht, larg syve të publikut, në Buckinghamshire.
Ozzy Osbourne vdiq tre javë pas koncertit të tij të lamtumirës, “Back to the Beginning”, që u zhvillua në Villa Park në Birmingham, së bashku me grupin e tij Black Sabbath dhe disa dhjetëra yje të muzikës heavy metal.

Klan News

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights