605437040 1322795309861245 4257244485737885980 n 696x464

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ishte sot në kantierin e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve në Mëzez (Tiranë).

Sipas ministrit punimet kanë avancuar në mënyrë domethënëse dhe brenda vitit 2026 pritet të vihet në funksionim.

Ministri i Drejtësisë njoftoi se “ky është një investim madhor për t’u dhënë një shans të dytë të miturve në konflikt me ligjin”.

“Në 7 objekte multidisiplinare për ofrimin e shërbimeve, ky institut ka për të qenë një pikë orientuese dhe mbështetëse për të gjithë zinxhirin ndërinstitucional të drejtësisë për të mitur, duke ofruar programe të specializuara për çdo tipologji vepre penale dhe për çdo rast specifik të të miturve që shkelin ligjin”, nënvizoi ministri.

Sipas Lamallarit “riintegrimi social përmes investimeve në arsimim, mbështetjes psikologjike dhe formimin profesional, synon t’u japë këtyre të rinjve një mundësi tjetër për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt e për të qenë vetëm në shërbim të shoqërisë dhe përparimin e vendit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights