if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

I riu nga Lushnja Laert
Haxhiu që u arrestua në Greqi, ka mohuar të jetë autor i masakrës së Lushnjës
me dy të vrarë. Ai ka dalë para gjykatës
  ku
është njohur me akuzat ndaj tij si dhe me urdhër-arrestin e lëshuar nga Shqipëria.
Por i arrestuari i ka thënë Gjykatës së Janinës se në fakt ai nuk duhej të
kthehej në Shqipëri pasi atij i rrezikohet jeta nga rivalët e tij që janë banda
e Aldo Bares.
 


GJYQI NË JANINË

 Gjykata e Janinës ka
liruar nga tre akuzat në shtetin grek Laert Haxhiun dhe ka caktuar masën
‘arrest me burg’ me 40 ditë afat në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për
ekstradim. Haxhiu i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, doli dje para
gjykatës në Janinë, gjykatë e cila e liroi nga akuzat e kryera në shtetin fqinjë,
që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të
policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

 Tashmë pritet që të
zhvillohet një seancë e dytë në gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e
kërkesës së palës shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Sipas të
dhënave, një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatë, me objekt
shqyrtimin e kërkesës së palës sonë për ta ekstraduar atë në Shqipëri, shkruan
panorama.

 Arsyeja e qëndrimit të
Haxhiut në Greqi, lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij
atje. 31-vjeçari u dërgua në një burg të Sigurisë së Lartë në Greqi, në
Koridhalos dhe sipas të dhënave të medias greke Laert Haxhiu nuk i pranoi
akuzat dhe nuk dëshiron që të ekstradohet por kërkon të qëndrojë në Greqi.

 Çështja do të shkojë në
këshillin e Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas
në Gjykatën e Lartë. Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i
ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit të Lushnjës u vranë
Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

 Haxhiu dyshohet se ka qenë
edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë të Saimo Xheliut, ngjarje e
ndodhur me 25 shtator të 2016-s, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të
ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai
është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të
tentative, dosje që sipas të dhënave është ende në Gjykatën e Lartë.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights