640 0 1740141656xwhatsapp image 2025 02 21 at 122804 473

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po ndjek politika mashtrimi ndaj pensionistëve.  Ai shtoi se Rama u mbajti pensionistëve kompensimin e 6 muajve të vitit të kaluar për t’ua paraqitur si bonus në dhjetor.

Gjithashtu Berisha tha se 16 mln nuk indeksojnë më shumë se 40% të inflacionit vjetor të qytetarëve.  Berisha foli edhe për programin e PD-së ndërsa theksoi se do të vendosë minimumin jetik 200 euro. Ai shtoi se forca e tij politike premton se do të rrisë pensionet minimale nga 60 deri në 70%.

Kryedemokrati tha se kreministri Edi Rama ka ndjekur një politikë cinike dhe mashtrimi ndaj pensionistëve.   Berisha tha se PD përveç rritjes së pensioneve do të pajisë çdo pensionist me kartën e konsumatorit me të cilën ai do marrë 450 euro në vit. Sipas tij nuk do të jetë bonus por do jetë rikthim i TVSH-së që ata paguajnë për çdo gjë që blejnë në jetën e tyre, duke filluar nga ilaçet, ushqimi, buka dhe çdo gjë tjetër.

Berisha foli edhe për SPAK-un ndërsa u shpreh në qoftë se vërtet SPAK e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i kishte vënë prangat mbrëmë në shesh me mitingun elektoral që organizoi.  Berisha tha SPAK pretendon se do ta dënojë Ramën ndërsa shtoi se mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur.

Ai thekson se Rama përdori administratën dhe e nxori në shesh.  Berisha shtoi se i gjithë fjalimi i Ramës ishte një avokati i dëshpëruar sikur qytetarët shqiptarë kanë halle se çfarë po thonë gazetat, portalet apo kundërshtarët politikë për të dhe familjen e tij.

Berisha foli edhe për aleancat që PD mund të krijojë ndërsa u shpreh se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është një aleat i çmuar dhe se do të zhvillojnë negociata serioze. Ai shtoi se PD do të bëjë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera.

Berisha foli edhe për LaCivitan dhe Manafort ndërsa theksoi se nuk kanë ardhur në Shqipëri si lobistë. • Ai theksoi se ata kanë ardhur për fitoren e PD-së, duke vazhduar punën e Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights