Pavarësisht debateve
dhe zërave kundër nga radhët e opozitës,Kuvendi ka miratuar sot rritjen e
pagave për deputetët dhe ministrat
Mësohet se nga 101 deputetët e pranishëm, 95
prej tyre votuan pro këtij projektligji, ndërsa 3 kundër, 0 abstenime. Në të
njëjtën kohë 5 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por refuzuan që të votonin
dhe 39 të tjerë munguan, përfshi këtu dhe kryeministrin Edi Rama.
Paga Ishte |
Bëhet |
Presidenti 257.000 lek |
425.000 lekë |
Zv.Kryeministri |
330.000 lekë |
Kryetari I Kuvendit 229.000 lekë |
393.125 lekë |
Ministri 175.000 lekë |
318.750 lekë |
Deputeti 157.000 lekë |
310.250 lekë |
RRITJE
PAGE PER ADMINISTRATEN
Përveç pagave të deputetëve dhe ministrave, do të rriten dhe rrogat e të gjithë
administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total
do të përfitojnë 130 mijë punonjës. Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe
vitit të ardhshëm, ku parashikohet që rroga mesatare të arrijë në 900 euro.
Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne
komision për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave. Reforma ka një
kosto totale prej 39 miliard lekësh.
Ndërkohë, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori
zhvilloi sot një protestë para Kuvendit, kundër rritjes së pagave për deputetët
dhe ministrat.