Kuvenddd 1024x564

Kuvendi është mbledhur sot në seancën e radhës plenare. Seanca nisi në orën 13:00.

Gjatë kësaj seancë pritet të miratohet procesverbali i seancës plenare të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare. Po ashtu gjatë seancës sot pritet të miratohet edhe kalendari trejavor i punës së Kuvendit, që më pas do t’i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve parlamentare.

Më herët u mblodh dhe Konferenca e Kryetarëve, ku Partia Demokratike paraqiti dy kërkesa: Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme dhe gjithashtu përsëritjen e seancës plenare ku u prezantua programi i qeverisë. Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakortësinë për programin, çka do të thotë se programi i kalon seancës për miratim.

Në nisje të punimeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe deputeti Flamur Noka kërkuan të rishihet programi i Kuvendit.

Kuvendi miratoi në seancën e 24 shtatorit me 94 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenime dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights