Kuvendi i Shqipërisë i hapi sot (14 korrik 2023) rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK, duke e autorizuar të vijojë procedurën për arrestimin e Ahmetajt dhe lejimin e kontrollit të banesës.
Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenime të Fatmir Mediut, Agron Dukës dhe Vangjel Dules, parlamenti votoi për t’i hequr imunitetin ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në seancën e posaçme u diskutua kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, por që në nisje të saj kryeministri Rama zgjodhi të largohej.
Ndërsa Ish-kryeministri Sali Berisha propozoi që në mungesë të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, pyetjeve t’u përgjigjej kryeministri Rama.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi tha se pd e ka denoncuar kohë më parë aferën e inceneratorëve ndonëse drejtësia veproi tani. Ai gjithashtu bërë përgjegjës të drejtpërdrejtë Kreun e qeverisë duke kërkuar që pjesë e hëtimevë të jetë edhe Edi Rama.
Nga ana tjetër Deputeti socialist, Arben Pëllumbi iu përgjigj Gazment Bardhit duke i thënë se ai mbajti qëndrim politik dhe se përmendi kryeministrin Rama ndonëse emri i tij nuk eshte në dosje.
Pas votimit të parlamentit, SPAK e ka rrugën e lirë për arrestimin e Ahmetajt, i cili ndodhet jashtë shtetit. Pritet qe pas konfirmimit zyrtar të latrgimit të tij, Ahmetaj të shpallet në kërkim ndërkombeëtar.