Shqiptarët janë mendja, italianët dhe afrikanët janë korrierë apo krahët operativë.
Shqiptari A L i dyshuar si kreu i organizatës, ndodhet në burg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim.
Mediat e huaja shkruajnë se L menaxhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani që ndryshe është konsideruar si një nga epiqendra e drogës në Shqipëri.
Ai u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë.
Hetuesit dyshojnë se mbështetja e tij është 55-vjeçar me origjinë nga Maqedonia Hatim Hujesini i cili është arrestuar nga policia italiane.
Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken dhe bashkëkohësi Marco Cantori.
Së fundi, janë edhe dy të akuzuarit për konkurrencë të jashtme në një shoqatë kriminale, që sipas hetuesve ishin ngarkuar për ‘pastrimin’ e parave: 37-vjeçarja shqiptare A B e arrestuar në Brescia, pasi është ndalur në Venecia me 79 mijë euro cash të cilat i kishte fshehur në makinë dhe 26-vjeçari F L kushëri i ‘bosit’ të drogës.