Lila 696x439

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë është e pashmangshme, pasi vendi është importues dhe ndikohet drejtpërdrejt nga zhvillimet globale, veçanërisht nga situata në Lindjen e Mesme. Ndërsa ka thënë se ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin e MINT, raporton KosovaPress.

E,  sa i përket rezervave të naftës, ministrja ka thënë se situata është stabile dhe e menaxhueshme.

Kusari-Lila shtoi se pritet një stabilizim i çmimeve në muajt në vijim, sidomos gjatë verës.

“Çmimi tavan apo marzha mbi fitimin në çmimin e naftës është bazuar në çmimin e një ditë përpara të sasive të derivateve të importuara. Përderisa ka ngritje të çmimit në derivatet e importuara, lëviz edhe çmimi brenda tregut të brendshëm. Do të thotë, një blerës me shumicë, gjegjësisht një importues me shumicë mund ta ngrit çmimin mbi çmimin e importuar vetëm 2 cent për litër. Prandaj, nëse në një ditë të caktuar, siç ka qenë dy ditë më parë, çmimi për litër të derivateve, në këtë rast të naftës, është importuar me 1 euro e 50 cent, me shumicë ajo mund të shitet më së shumti 1 euro e 52 cent. Përderisa me pakicë shtohet edhe 12 cent mbi çmimin bazë, që do të shkojë në 1 euro e 64 cent”, tha ajo për media, pas një workshopi të mbajtur sot nga MINTI dhe CEFTA.

Sa i përket rezervave të naftës, ministrja siguroi se situata është stabile dhe e menaxhueshme, duke mohuar çdo arsye për panik.

Ndërsa ka treguar kur pritet të stabilizohet çmimi i derivateve.

“Ne do ta bëjmë maksimumin edhe jemi duke e bërë të përcjellim që nuk ka, të them, fluktuim jashtë normales. Gjegjësisht masa e vendosur ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll, por kontrolli brenda kësaj hapësire e cila po tregohet se po lëviz çmimi, por jo mbi të paimagjinueshmen ose në masë ku mund të ketë ndikim tepër serioz për të keq. Mund të shkojë edhe në një periudhë kohe deri në një stabilitet. Këtu ne nuk jemi akterë, ne jemi konsumues të rrethanave që po ndodhin atje. Por po shpresojmë që sa më parë të ketë një stabilitet. Parashihet në muajt në vijim, në veçanti në periudhën e verës, që do të ketë një stabilitet të çmimit”, tha ajo.

Ndërkohë, ministrja bëri të ditur se Inspektorati i Tregut ka identifikuar dy kompani që kanë shkelur vendimin për çmimet e derivateve.

 

Ajo shtoi se çdo lëvizje në tregun e jashtëm reflektohet drejtpërdrejt në tregun e brendshëm, duke theksuar se Kosova është më e ndjeshme për shkak të mungesës së rafinerive, ndryshe nga disa vende të rajonit.

Si pasojë e luftës mes SHBA-së e Izraelit me Iranin, për më shumë se dy javë edhe çmimet e karburantëve janë shtrenjtuar në rreth 1.5 euro nafta, dhe 1.3 benzina.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights