Albin Kurti doli në një konferencë për shtyp këtë të hënë, nga ku akuzoi Serbinë se po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, veprim që, sipas tij, nuk ndodh për herë të parë.
Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë.
“Shmangni udhëtimet drejt Serbisë sepse ka indikacione për rrezikim nga veprime arbitrare ndaj qytetarëve tanë”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë i Kosovës i bëri thirrje edhe BE-së dhe NATO-s që të reagojnë ndaj kërcënimeve të Vuçiçit, të cilat, sipas tij, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit.