Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se termi vetëmenaxhim në marrëveshjen e dakorduar me Serbinë i përket Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, marrëveshja e panënshkruar me Serbinë është dashur të fillojë qysh dje.

Ndërkaq, Kurti nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse këtë marrëveshje do të dërgojë në Kuvend për ratifikim, pa qenë e nënshkruar nga palët.

Këto komente Kurti i ka bërë para gazetarëve, pas pjesëmarrjes në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights