Screenshot 1

Gjatë zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Kabineti i Kryeministrit në detyrë, njoftoi se Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës, në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Në vijim, sipas komunikatës për medie, kreu i qeverisë në detyrë, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi vendin mik për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes dy shteteve dhe popujve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights