Screenshot 1 53 696x440

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të ketë sot takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Njoftimi erdhi nga zyra për informim e qeverisë së Kosovës, e cila konfirmoi se shefi i ekzekutivit udhëtoi sot për Paris.

Ky udhëtim dhe ky takim, është i pari i Kurtit që kur mori mandatin e tretë si kryeministër.

Zyra për informim nuk ka dhënë detaje për agjendën, por mbrëmë presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke deklaruar se ka informacione për takimin, tha se Kurti do t’i prezantojë dy kërkesa presidentit Macron.

Sipas tij, kërkesa e parë është që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe e dyta: të mbështesë propozimin që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në kufirin me Serbinë dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës ta marrin përsipër këtë detyrë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights