Këtë të enjte, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimin e 18 marsit në Ohër. Ndërsa, kuvendi do të mbajë seancë këtë të mërkurë në orën 12:00 për të shqyrtuar pikat e papërfunduara të disa seancave të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë, e cila tha se seanca e së enjtes nis me votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtar, për të vazhduar më pas me deklarimin e kryeministri, Albin Kurti për takimin e 18 marsit në Ohër.

Më pas në këtë seancë parashihet edhe debati për qeverisjes dy vjeçare.

“Dy pikat e rregullta të rendit të ditës ajo e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të hiqen në mënyrë që të ofrohet mundësi dhe kohë më shumë për diskutim nga ana e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti për takimin e Ohrit. Paraprakisht do të hidhen në votim 3 marrëveshjet ndërkombëtare që janë shtyrë nga seancat e mëhershme dhe me rregulloren e re të kuvendit në mungesë të kuorumit ato përcillen si pika në fillim të seancës së rregullt”, theksoi ajo.

Ajo teksa ka komentuar takimin në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi të zhvilluar në Ohër tha se tashmë ka dakordim në parim dhe mbetet të shihet plani dhe procesi tutje.

Takim formal me kryeministrin për zhvillimet në Ohër më 18 mars, Kusari-Lila tha se si Grup parlamentar i LVV do t’i zhvillojnë në ditët në vijim.

Ndërsa, u shpreh se në aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi përfshinë edhe deklaratën për personat e pagjetur si pikë e katër e këtij aneksi.

“Ne e dimë se në Ohër nga ajo çka jemi njoftuar ka pas dakordim në parim përderisa ende mbetet të shihet plani dhe procesi tutje, prandaj deri tash nuk ka material për Kuvendin e Kosovës… vetë qëndrimi i zotëritë Borrel në konferencë që tashmë këto pika të marrëveshjes do jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit, gjë e cila në rast se nuk do të zbatohet do e ndal komplet procesin e integrimit të Serbisë.

Kjo është garancia e vetme për Kosovën qasja dhe sanksionet ndërkombëtare në këtë rast në raport me procesin e integrimit, përderisa është tepër e rëndësishme avancimi i integrimit për Kosovën dhe kjo do të shihet prapë në procesin e aplikimit, pranimin në Këshillin e Evropës, pranimi në organizata ndërkombëtare”, tha ajo.

Kusari-Lila tha po ashtu se komunitetet kanë të drejta të avancuara në Kosovë, por ajo u shpreh se ka një refuzim të shfrytëzimit të këtyre të drejtave nga komuniteti serb.

Sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kusari-Lila tha se qëndrimi ka qenë i qartë.

“Sa i përket asociacionit qëndrimi ka qenë i qartë në raport dhe në suaza të Republikës së Kosovës, ndërsa pa asnjë të drejt apo kompetencë e cila mund të jetë në kundërshti me Kushtetutën, rrethanat në të cilat jemi mungesa e shfrytëzimit nga komuniteti serb më shumë bëhet nga pengesat e vazhdueshme në Kosovë për arsye e qëllime tjera, sesa që bëhet në mungesë të legjislacionit”, tha ajo.

Kusari-Lila komentoi edhe nenin 7 në kuadër të kësaj marrëveshje që është dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë që flet për vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë.

“Nuk mund të ketë super pakicë në Kosovë, njëkohësisht se nuk mund të ketë të drejta ndryshe për një komunitet në raport me komunitetet tjera. Edhe nuk mund cenohet të drejtat e komunitet joshumicë në raport me komunitetin shumicë dhe si mekanizëm apo garantues për këtë është edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe është tepër e rëndësishme që ky proces të ec përpara për arsye se është një prej siguresave kryesore që të drejtat elementare pa marr parasysh etninë, fenë, gjininë, orientimin seksual të cenohen dikujt në Kosovë.

E kemi një mundësi të krijimit të atij mekanizmi i cili do të garanton për të gjitha komunitetet pa dallim. Prandaj ,ishte edhe kundërthënëse në vazhdimësi pengimi apo ngadalësimi i procesit të integrimit të Kosovës në Këshillin e Evropës i ndërlidhur me kërkesat që kanë të bëjnë me kërkesat e komunitetit serb në Kosovë, ato të drejta duhet të jenë universale të garantuara sipas ligjeve vendore por edhe të drejtës ndërkombëtare dhe si të tilla ne synojmë t’i zbatojmë.

Jo të ketë një super pakicë apo të drejtë elementare shtesë përderisa mund të cenohen komunitetet tjera”, tha ajo.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights