1740206675 donaldtrumpvolodymyrzelensky

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave të diasporës, i cili ka nisur këtë të mërkurë, pritet të përmbyllet më së largu javën e ardhshme. Në mbledhjen e qeverisë, ai theksoi rëndësinë e përfundimit sa më shpejt të këtij procesi, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për më shumë angazhim në garantimin e integritetit të votës.

“Sot nis numërimi i votave nga diaspora, dhe brenda javës tjetër presim rezultatet përfundimtare. Qytetarët presin formimin e institucioneve të reja për legjislaturën e nëntë, ndaj duhet të ecim me ritëm të njëjtë në qeverisje”, tha Kurti.

Ai vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të diasporës në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke rikujtuar se për herë të parë, përveç votës me postë, emigrantët patën mundësi të votojnë edhe fizikisht në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, kryeministri njoftoi edhe zhvillime të tjera, si procesin e njohjes së ndërsjellë të patentave të shoferëve të Kosovës me Kanada-n dhe Turqinë, pas marrëveshjeve tashmë të arritura me Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights