Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se institucionet e vendit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
I pyetur nga gazetarët serbë nëse ka demokraci në Kosovë, Kurti theksoi se qeveria e tij po punon për barazi dhe sundim të ligjit.
“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrata tatimore nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, tha ai.
Derisa është pyetur edhe nëse vizitën tek kryetari i Mitrovicës në Veri.
