Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me senatorin amerikan, Chris Murphy, ku ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se me senatorin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.
“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi ai në Twitter.
https://www.facebook.com/blueledED/