Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy prej tyre dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente.

Kurse, bojkoti i zgjedhjeve, sipas tij, ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri.

Kurti ka falënderuar KQZ-në për organizimin, Policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen.

“Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët.

Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë.

Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim.

Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights