Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, kanë bërë homazhe me dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra.
Kryeministri Albin Kurti tha se me të drejtë e kritikuam paketën e Ahtisarit.
“Dhjetëra mijëra qytetarë, e në ballë të tyre ishte baca Adem.
232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë.
Ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme.
Një javë para demonstratave tona, u patë publikuar pako e Ahtisarit.
Kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike.
Kosova ka nevojë për më shumë demokraci.
Serbia është në panik.
E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.