Liu 1024x543

Ministri në detyrë, i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovës, Liburn Aliu, njoftoi këtë të mërkurë dorëheqjen nga ky post. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aliu zbuloi se arsyeja e këtij vendimi lidhej me zgjedhjen e djeshme të Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, shkruajti Aliu.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, u shpreh ai më tej.

Deputetët e Kosovës zgjodhën më 26 gusht me shumicë votash, Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit. Dimal Basha, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mori 73 vota pro, 30 deputetë votuan kundër ndërsa tre abstenuan.

Aliu, i cili është anëtar dhe ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights