Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu i është përgjigjur akuzave lidhur me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.
Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë.
Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë-tha Berisha.
Sipas tij Erion Veliaj lejon fillimin e punimeve në djegësin e Tiranës
Pra, përveç kësaj, duke patur për ndërmarrje të vetën djegësin e Tiranës, Erion Veliaj lejon fillimin e punimeve, madje edhe të pagesave për djegësin e Tiranës pa u firmosur leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit.Pra, ky e tejkalon dhe Edi Ramën në veprime.
Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit është mbledhur më 17 maj, në një kohë kur Erion Veliaj ka fillua rpunimet në djegësin e tij më datën 6 prill, dhe ka filluar njëkohësisht disbursimin e fondeve po në këtë periudhë.
E vërteta, se duhet të themi të vërtetën këtu, Këshilli i Rregullimit të Territorit, Këshilli Kombëtar, madje ka vendosur nja dy tri kushte këtu për fillimin e punimeve këtu, siç është rregulli, rregulli është strandart, ka vendosur kushte standarte. Anjëri nga kushtet nuk është përfillur, dhe punimet kishin filluar një muaj e gjysmë më parë nga Lal Djegësi në sipërmarrjen e tij. Të gjitha këto faktojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama me Engjëll Agaçin, Artur Metanin janë katër përgjegjësit më kryesorë dhe pronarët e djegësit të Tiranës.
Pse unë përfshij këtu Agaçion dhe Metanin? Po, janë përgjegjës plotësisht, sepse ata kishin detyrë kushtetuese dhe ligjore të bllokonin këto procedura, të bllokonin dhënien e 8 pikëve kompanisë në letra Zoto-Mërtiri, në realitet Veliaj- Rama –Agaçi, sepse ajo kompani nuk ishte e regjistruar dhe nuk ekzistonte, sepse duhej të mbetej në sekret të plotë kompania e Veliajt dhe Ramës.
Theksoj edhe njëherë, koncensioni prej 128 milionë eurosh, pra koncensioni i madh nuk mund kurrë të mbyllej pa një shpallje sipas ligjit shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar në organet e mëdha botërore të mediave. Si rregull, Financial Times, portalin e Bankës Botërore dhe media të tjera.
Kurse Erion Veliaj ka bërë çdo hap me falsitet vetëm e vetëm për të vrapuar drejt këtij krimi të shëmtuar. Unë në këtë rast do shtroj një pyetje: midis atij që vepron, midis atij që insiston dhe firmos në mënyrë të përsëritur dhe kriminale për këtë vepër, dhe atij që reziston, por në fund pas gjashtë përpjekjesh dorëzohet, cili është kryefajtori?
Nuk e them këtë për të mbrojtur absolutisht Arben Ahmetajn, jo. E them këtë, se askush nuk mund ti hedhë hi syve kujt të paraqesë përgjegjës atë që refuzoi gjashtë herë, dhe jo atë që insistoi gjashtë herë atë që mashtroi, firmosi në emër të Këshillit Bashkiak, dha garanci për 91 milionë euro pa patur asnjë tagër, përveç mashtrimit, firmosi në emër të bashkive të qarkut, pa u pyetur asnjëherë bashkitë e tjera-deklaroi ai.