Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga aksioni për kapjen e shkelësve të qarkullimit rrugor në kryeqytet.

Në pamjet në fjalë shihen automjete që nuk respektojnë sinjalistikën, ndërkohë që drejtuesit janë kapur mat nga dronët edukues.

 

“Një ndër objektivat e “dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights