Rolling stones@2000x1270 696x442

Legjenda britanike e  muzikës rock, “The Rolling Stones”, është “pothuajse gati të shpërtheje” me albumin e tyre të ri, sipas Marlon Richards, djalit të Keith Richards, sipas “Euronews”.

Pas publikimit të “Hackney Diamonds” në vitin 2023, albumi i 24-të i studios dhe i pari me këngë të reja që prej “A Bigger Bang” në 2005, grupi duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Albumi, që përmbante edhe regjistrimet e fundit të bateristit Charlie Watts, i cili vdiq në 2021, u ngjit menjëherë në krye të top-listave britanike dhe këtë vit fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mire të muzikës rock.

Në një intervistë për “Record Collector”, Marlon Richards tha se anëtarët e mbetur të ” the Rrolling Stones” ende po  punojnë në studio në Londër.

“Janë aty çdo ditë, punojnë deri natën vonë. Mendoj se janë pothuajse gati. Grammy i fundit i ka motivuar shumë”, tha Richards

“Zërat  për një turne europian janë gjithnjë e më të mëdha”, shtoi Richards.  “Mendoj se po planifikojnë një turne në Europë”.

Kz do të ishte një lajm i madh për fansat, pasi turneu i mundshëm i këtij viti u anulua për shkak të problemeve me datat dhe vendet e koncerteve. Në diskutim ishin qytete si Parisi, Londra, Barcelona dhe Roma.

Mick Jagger, 82 vjeç, Keith Richards, 81 vje@ dhe Ronnie Wood,78  vjeç, duket se vazhdojnë të sfidojnë kohën dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, 2026 mund të sjellë rikthimin e tyre madhështor në skenat europiane.

Shtrohet pyetja; a do të arrijnë fansat këtë herë të “marrin atë që duan”?!

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights