567567567

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar për mediat pasi GJKKO vendosi kalimin për gjykim të saj dhe të ish-presidentit Ilir Meta.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi e cilësoi procesin si politik, duke theksuar se do të përballet me akuzat në seancat gjyqësore. “Ne do kënaqemi përditë në seanca,” u shpreh ajo, ndërsa kritikoi sistemin e drejtësisë, duke e quajtur atë “një inkuizicion politik”.

Ajo pretendoi se gjatë seancës, gjyqtarja ka përmendur disa elementë që sipas saj nuk janë paraqitur nga prokuroria. Kryemadhi ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi akuzat për korrupsion, duke përmendur rastin e biznesmenit Adrian Shatku, për të cilin tha se nuk është marrë në pyetje.

Ish-deputetja e cilësoi drejtësinë si “qesharake”, por shtoi se vendimi mund t’i japë një mundësi Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të shqyrtuar çështjen e Metës në Strasburg.

Në përfundim, ajo theksoi se beteja nuk do të zhvillohet vetëm në sallën e gjyqit, por edhe në opinionin publik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights