Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.
SPAK do nxjerrë urdhër-arrestin dhe kryebashkiaku do të shkojë në qeli.
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin eShkallës së Parë.
Përpos 1 viti heqje lirie, Memollës i ndalohet për 5 vite ushtrimi i funksioneve publike.
Janë shpallur fajtorë edhe dy bashkëpunëtorë të kryebashkiakut, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.
Ata janë dënuar përkatësisht me nga 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.
Pjesë e kësaj dosje është edhe Ndriçim Tafxhafa, dënuar me 1 vit burg po për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Kujtojmë se më 24 janar të vitit 2025, Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Edison Memollën pas hetimeve që morën indicie nga një emision investigativ
Audio-përgjimi tregoi se kryebashkiaku, asokohe kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ndikonte tek një punonjës i OSHEE, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. Kjo sipas SPAK, që të merrte votat në favor të tij.
Sipas SPAK, Memolla ka premtuar edhe punësime në bashkinë Rrogozhinë.
