Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, këtë mëngjes.

Raportohet se Suli do të japë sqarime për kallëzimin ndaj paraardhesit të tij Xhelal Mziu.

Kryebashkiaku ka depozituar në SPAK një kallëzim për Mziun.

Ai e akuzon për abuzim me tenderat në kohën që mbante postin e kryetarit të bashkisë së Kamzës.

Disa javë më parë në SPAK u paraqit Mziu për të dhënë sqarimet e tij lidhur me akuzat që janë ngritur për të.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights