Majlinda bufi 1068x685

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur ditën e sotme (23 Qershor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bufi është thirrur që të pyetet në lidhje me një kallëzim të Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Partia Demokratike e ka akuzuar Majlinda Bufin ka kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët për t’u marrë me dhunë votat në zgjedhjet vendore 2023.

Nuk dihet në çfarë faze janë hetimet e SPAK ndaj Majlinda Bufit. Kujtojmë se për këtë kallëzim, vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme 2 vite më parë që të pyetej në lidhje me këto pretendime.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights