Whatsapp image 2025 09 25 at 11.00.25 1024x682

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë këtë të enjte në workshopin rajonal të organizuar nga Rrjeti i Agjencive të Menaxhimit të Aseteve në Ballkan (BAMIN), në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të projektit EU4FAST.

Në fjalën e saj, Xhaja prezantoi progresin e Shqipërisë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke theksuar veçanërisht ripërdorimin social të tyre si një praktikë tashmë të konsoliduar, por me objektiv për t’u zgjeruar më tej.

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në menaxhimin e pasurive të sekuestruara, duke i kthyer ato nga problem i trashëguar në një mundësi për zhvillim social e ekonomik. Sot, pasuritë e konfiskuara, jo vetëm që administrohen, por ato edhe vihen në përdorim, duke i shërbyer komunitetit dhe në veçanti shtresave vulnerabël të shoqërisë. Janë një sërë nismash të ndërmarra falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, që gjej rastin t’i falenderoj, si edhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile. Ne synojmë t’i zgjerojmë më tej këto projekte,” deklaroi Xhaja gjatë fjalës së saj.

Mes të tjerash, ajo vuri në dukje rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të praktikave më të mira, ndërsa shtoi se përvoja shqiptare po shërben gjithnjë e më shumë si model për disa vende të rajonit.

“Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është një vlerë e shtuar që ne kemi zgjedhur ta promovojmë, sepse kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia dhe shteti i së drejtës,” theksoi kryeadministratorja e AAPSK-së.

Takimi i sotëm me temë “Planifikimi për Menaxhimin Efektiv të Aseteve: Konsiderata përpara sekuestrimit” mblodhi përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera anëtare e vëzhguese të BAMIN, për të shkëmbyer praktikat më të mira mbi planifikimin para sekuestrimit të pasurive, si një hap thelbësor për ruajtjen e vlerës së tyre deri në dispozicionin final. Workshopi u fokusua në kuptimin e standardeve të reja të BE-së dhe FATF-it mbi menaxhimin e pasurive, analizimin e praktikave aktuale në rajon dhe identifikimin e barrierave që pengojnë zbatimin e suksesshëm të planifikimit para sekuestrimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights