Policia 2

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrjen e një biznesi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”.

Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po heton për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights