Një 18-vjeçar u arrestua në Krujë pasi qëlloi me pushkë drejt banesës së fqinjit të tij pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ndërhyri menjëherë pas njoftimit dhe parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes. Gjatë kontrollit u sekuestrua arma e zjarrit dhe municioni.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mazhe e Madhe, ku dyshohet se 18-vjeçari kishte konflikte të vazhdueshme me komshiun dhe i kishte kërcënuar atë dhe familjen me armë.