Screenshot 2025 10 22 110415 696x428

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediet theksoi sot se industria fason, një nga sektorët më punëdhënës të vendit, është sot në kolaps.

Sipas Xhixhos, markat më të njohura ndërkombëtare janë larguar ose kanë kufizuar ndjeshëm prodhimin në Shqipëri.

Deputetja e PL-së theksoi se qeveria “në vend që të mbrojë sektorin që siguron jetesën e mbi 70 mijë punëtorëve shqiptarë, e ka lënë në mëshirë të tregut, pa asnjë strategji, pa mbështetje dhe pa përgjegjësi”.

“Rënia e euros, rritja e kostove të brendshme dhe politika e papërgjegjshme fiskale kanë rritur kostot e prodhimit, duke detyruar kompanitë të ikin drejt Tunizisë, Egjiptit dhe madje deri në Uzbekistan”, u shpreh Xhixho.

Duke iu referuar shifrave të INSTAT, Xhixho tha se “eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë rënë me 16.8% në vitin 2024, ndërsa që nga fillimi i këtij viti e deri sot, tendenca mbetet negative”.

“Nuk ka më investime të huaja, sepse nuk ka siguri juridike. Shqipëria jo vetëm që nuk bind dot investitorë të rinj, por po humbet edhe ata që ka”, tha Xhixho.

Xhixho tha se Partia e Lirisë ka kërkuar që të ndërhyhet për stabilizimin e euros, mbështetje fiskale për eksportuesit, dhe politika që të mbrojnë prodhimin vendas.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights