if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Whatsapp image 2025 07 31 at 13.08.35 1024x683

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në lidhje me kallëzimet për krimet zgjedhore.

Berisha tha se të gjitha denoncimet penale që ka bërë opozita kanë qenë me “prova të kundërshtueshme”.

Sipas tij, Dumani nuk duhet besuar pasi opozita e konsideron edhe atë përgjegjës për atë që e quan si farsë elektorale më 11 maj.

“Një gënjeshtar i pacipë si ai nuk duhet besuar në asnjë fjalë. Është bashkëpunëtor në krim. Asnjë padi e jona nuk bazohet pa prova. Kurrë. Ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Ramës, ndaj e akuzojmë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës për farsën elektorale”, tha Dumani.

Kujtojmë se sot, Dumani tha se për 43 raste është vendosur mosfillim i hetimeve pasi nuk ka pasur elementë të veprës penale.

Sipas tij, për këtë ka vendosur pro prokurorisë edhe gjykata. Ai tha se kallëzimet për shitblerje votash nuk janë shoqëruar me prova konkrete, por me indicie dhe dyshime.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights