Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Itali. Xhafer Uruçi, 62-vjeç ja vrarë me thikë gruan e tij Zenepe Uruçi, 56-vjeçe.

 

62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj.

Ajo ka kërkuar ndihmë nga djali të cilit i ka dërguar një mesazh zanor ‘Babai po më vret’.

56-vjeçarja punonte si shitëse dyqani dhe sipas mediave italiane vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni. 62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetuesve italiane sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.

Zenepe Uruci ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj Xhafer. 62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj.

Zenepe, 56 vjeçe, me origjinë shqiptare, i dërgoi djalit të saj një mesazh zanor: “Babi po më lëndon”! Kështu i kishte thënë ajo duke alarmuar të riun që thirri kështu të atin, duke marrë vetëm një përgjigje për tërbimet e burrit dhe në prapavijë ishin ulërimat e nënës.

Një nxitim i dëshpëruar për në apartamentin e del Crociere ku jetonin të dy dhe ku shtrihej trupi tashmë i pajetë i Zenepe.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights