Realizohen lotë artificialë që riparojnë dëmet në kornea. Në brendësi kanë vendosur baktere që normalisht jetojnë në qepallat e syve, të modifikuara në mënyrë të tillë që të prodhojnë një substancë antiinflamatore.
Është hera e parë që vërtetohet që një mikroorganizëm që jeton në sipërfaqen e syrit në mënyrë natyrale mund të modifikohet gjenetikisht për të lëshuar një medikament që përmirëson shëndetin e syve. Kjo ide i hap rrugën mjekësisë së gjallë të së ardhmes dhe mund të aplikohet vetëm një herë: qëndron në sy, e mbron dhe shëron çdo dëmtim.
Në përgjithësi, medikamentet tradicionale arrijnë të kenë një efikasitet shumë të kufizuar në kohë, pasi lotët pastrojnë vazhdimisht syrin dhe eliminojnë ilaçin.
Aktualisht, kjo teknologji e re është ende në fazë zhvillimore dhe përpjekjet janë përqendruar tek çaktivizimi i baktereve në momentin që kanë riparuar dëmin dhe syri është shëruar.
Terapia e universitetit të Pittsburgh, e publikuar në revistën shkencore Cell Reports, aktualisht ka rezultuar efikase dhe e suksesshme tek kaviet në laborator dhe së shpejti pritet të nisë edhe testimi mbi njeriun.
