Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli në vëmendje këtë fillimviti se punimet për ndërtimin e tregut të ri të fermerëve në Farkë po ecin mirë.

Tregu i ri i fermerëve në Farkë po ngrihet nga bashkia e Tiranës me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Një treg publik që po ngrihet nga bashkia Tiranë, i mbështetur nga ministria, që do të sjellë bashkimin në një vend fizik të fermerëve, agro-përpunuesve, grumbulluesve, shitësve të inputeve, institucioneve shtetërore, ekspertëve të fushës, institucioneve financiare, tregtarëve dhe konsumatorëve, duke nxitur bashkëpunim midis të gjitha palëve si një agregator i cili bën bashkë të gjithë zinxhirin, duke shkurtuar hallkat, nga prodhimi në konsum”, tha Krifca.

Po ashtu, Krifca tha se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes bashkive Tiranë, Korçë, Vau i Dejës, Bulqizë dhe Belsh po mbështet ndërtimin e tregjeve të reja në menaxhim publik të cilat kanë për qëllim të ofrojnë akses në tregje në zona të pashërbyera plotësisht për fermerët por edhe të ndihmojnë në balancimin e fuqisë negociuese ndërmjet fermerëve dhe tregtarëve.

“Të qenurit bashkë në ide, qëllime dhe veprimtari na bën më të zhdërvjellët dhe cilësorë në ofrimin e shërbimit, ndaj tregu do të jetë vendtakimi ynë për t’u zhvilluar si ofertë individualisht dhe si komunitet”

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights