Komisioni për veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi sot projektligjin “Për Bletarinë”.

Të ftuar për këtë projektligj ishin ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe stafi shoqërues.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona, in piedi e da seduti

Ministrja Krifca, në prezantimin e projektligjit u shpreh se nisur nga rëndësia e bletarisë dhe në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit me acquis e BE-së, është vlerësuar hartimi dhe miratimi i këtij projektligji.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone e persone sedute

Ministrja tha se “ky projektligj shkon përtej mbarështimit të bletarisë. Është një projektligj që do të formalizojë e rregullojë të gjithë prodhimin, transportin, paketimin e përpunimin e produkteve të bletarisë. Ky projektligj do t’i japë vlerë produktit të bletarisë, produktit të mjaltit, duke synuar më tej rritjen e prodhimit në vend”.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone, persone sedute e vestito elegante

“Sektori i bletarisë ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në tetë vitet e fundit, rritemi me 10% në prodhimin e mjaltit çdo vit, e kemi mbështetur këtë sektor çdo vit dhe duam që ky ligj i cili rregullon sektorin dhe mbron bletarët të japë impulsin e duhur për ta zhvilluar më tej këtë sektor dhe orientuar drejt eksporteve”, tha ministrja Krifca.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone, persone in piedi e persone sedute

Sipas saj, ligji mbi bletarinë ka në përbërje të vet një strategji trevjeçare për mbështetjen e sektorit të bletarisë. “Këtë strategji do ta ndërtojmë së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për t’i dhënë një mbështetje të qartë këtij sektori të rëndësishëm për bujqësinë dhe ekosistemin bujqësor”, u shpreh ajo.

Ministrja vuri në dukje se, rolet e institucioneve janë të përshkruara në ligj dhe objektivi kryesor është mbrojtja e specieve të bletëve, promovimi i specieve autoktone shqiptare.
“Bleta është jetike për bujqësinë. Projektligji njeh rolin e veçantë të bletarisë në bujqësi, ekonomi dhe në të ardhurat e familjes fermere”, theksoi Krifca.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone e persone sedute

Relatori i çështjes Laert Duraj tha se qëllimi i projektligjit është rregullimi i sektorit të bletarisë e cila është veprimtari me interes jetësor, kombëtar, e dobishme për ruajtjen e mjedisit natyror, ekosistemit dhe bujqësisë në përgjithësi dhe që garanton pjalmimin natyror dhe biodiversitetin e llojeve të bletëve, me referencë të veçantë për mbrojtjen e racës së bletës “Apis mellifera carnica” dhe popullatës tipike të bletëve vendase ose të zonave kufitare.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone, persone sedute e persone in piedi

Objektivi i projektligjit është përcaktimi i rregullave për mbarështimin e bletëve, transportin, shtegtimin, riprodhimin e tyre, si dhe përpunimin, etiketimin, magazinimin e tregtimin e produkteve të bletarisë. Gjithashtu, projektligji përforcon rregullat e gjurmueshmërisë së produkteve të bletarisë.

Pas diskutimeve, komenteve dhe pyetjeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights