“Në Shoqërinë e Bashkëpunimit Bujqësor Grames, ku Misiri, një sipërmarrës fermer, ka investuar në ngritjen e 2.3 hektarë serë të teknologjisë së lartë me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë përmes programit IPARD, duke u kthyer sot në një ndër eksportuesit më të mëdhenj shqiptarë në tregun europian”, shprehet ministrja, e cila ka publikuar dhe pamje në rrjetet sociale nga ky investim.
Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësin e këtij investimi në Lushnjë, ministrja tha se, “pavarësisht vështirësive 2022 ka qenë një vit i mirë sa i përket volumeve të eksportit të produkteve bujqësore me një rritje prej 15.6% në sasi dhe 18.1% në vlerë në krahasim me vitin 2021, duke arritur rekordin +500 milionë USD dhe në linjë me objektivin ambicioz të së ardhmes për të kapur vlerën e 1 mld dollarë eksporte në 2030”.
Ajo theksoi se, “ne mbijetuam me sukses rritëm produktivitetin, zgjeruam tregjet kur eksportojmë sot, jemi rritur jo vetëm në vlerë dhe për shkak të rritjeve të çmimeve por jemi rritur dhe në sasi me 15.6% në eksporte, pra ne kemi prodhuar më shumë. I kemi vënë vetes sfidë që ne të rritemi me rreth 6 miliardë lekë në vit eksporte dhe këto objektiva nuk mund t’i arrijmë pa pasur një fuqi punëtore, e cila kultivon në mënyrë të duhur, që rrit ekonomikisht sipërfaqen e prodhimit, që do të thotë ne duhet të shohim dhe përshtatshmërinë e kulturave me sezonalitetin, siç keni bërë ju në këtë sipërmarrje”.
Krifca tha se, “një nga objektivat që ne kemi pasur vitin e kaluar ka qenë forcimi dhe rritja e sigurisë ushqimore për produktet bujqësore. Kemi dal në terren duke kontrolluar farmacitë bujqësore që ata të jenë në përputhje me listat e miratuara nga Ministria e Bujqësisë që janë në përputhje me BE-në. Ku kemi gjetur abuzime i kemi ndëshkuar ato. Duke vënë këto objektiva ambicioz ne nuk mund t’i lejojmë vetes që marka shqiptare e produkteve bujqësore për të cilën kemi punuar bashkërisht kaq shumë që ta rrisim në këto nivele që jemi, të mund të penalizohet për shkak të përdorimit jo të duhur të pesticideve”.
Sipërmarrësi tha se, prodhon produkte të ndryshme bujqësore në bazë të kërkesave të tregut por dhe për eksport.
“Lakra sallatë, të cilën ne kemi mbjellë, është e destinuar për eksport, ky produkt shkon në Ukrainë”, tha Misiri.
https://www.facebook.com/blueledED/