Image 811

Sot më datë 8 tetor 2025 është afati i fundit i aplikimeve për kreun e ri të SPAK-ut.

Prokurori i Strukturës së Posaçme Elvin Gogaj aplikoi dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, gjithashtu, kanë dorëzuar aplikimet edhe prokurorët Doloreza Musabelliu, Klodian Braho dhe Adnan Xholi.

Kandidatët që synojnë të drejtojnë SPAK-un, pas 18 dhjetorit (kur mandati i Altin Dumanit përfundon), kanë kohë për aplikime edhe ditën e sotme.

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK-ut mbështetet në disa kritere kyçe si: përvoja në trajtimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, aftësitë për të drejtuar, një plan të qartë dhe të besueshëm për funksionimin e institucionit, si dhe reputacioni profesional gjatë karrierës.

Pasi mbyllet afati për paraqitjen e kandidaturave, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës ka një afat prej jo më shumë se 10 ditë për të verifikuar nëse kandidatët plotësojnë kushtet. Më pas, ai i paraqet listën për miratim në mbledhjen plenare.

Votimi për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme është i hapur dhe bëhet nominalisht, pra me emër. Fiton kandidati që merr më shumë vota sesa të tjerët.

Nëse ndodh që dy ose më shumë kandidatë marrin të njëjtin numër votash, atëherë Këshilli zhvillon një raund të dytë votimi vetëm mes atyre kandidatëve që kanë barazim, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights