1735112789 urimiibegajdheramesperkrishtlindje

 Krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të politikës kanë ndarë sot urimet për Krishtlindje me besimtarët e krishterë, përmes postimeve dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë urimin e tij për këtë ditë festive, duke e quajtur Krishtlindjen një simbol të shpresës dhe paqes. Ai theksoi se kjo është një mundësi për reflektim mbi vlerat universale si dashuria, mirëkuptimi, solidariteti dhe falja.

Bajram Begaj: “Kjo festë na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit, që ndërtojnë ura mes njerëzve dhe i japin kuptim bashkëjetesës sonë.”

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë një urim të veçantë përmes një imazhi të një ikone të restauruar, që daton nga shekulli i XVII.

Edi Rama: “Me këtë ikonë të saporestauruar, si dëshmi e artit dhe besimit që nga shekulli i XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen.”

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, theksoi mesazhin e dashurisë dhe paqes të përçuar nga Krishti, duke nënvizuar se dashuria është forca më e madhe njerëzore.

Elisa Spiropali: “Dashuria nuk shteron kurrë, i jep kuptim jetës dhe është udhërrëfyesi ynë drejt së mirës, së drejtës dhe shpresës.”

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një fotografi të tij me bashkëshorten Liri Berisha, duke përcjellë urimet për këtë festë.

Sali Berisha: “Bekimet e kësaj nate të shenjtë për ju dhe më të dashurit tuaj, miq!”

Kjo ditë e veçantë ka sjellë mesazhe të përbashkëta nga liderët e vendit, duke theksuar vlerat universale të dashurisë, paqes dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights