Partia Socialiste hapi sot fushatë në bashkinë e Kavajës për zgjedhjet e 14 majit.

Kandidati për kryetar bashkie për Kavajën, Redjan Krali në çeljen e fushatës ka falënderuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama për rikandidimin.

“Falenderim për besimin për një rikandidimin për një mandat të dytë për bashkinë e Kavajës për të zhvilluar Kavajën”, tha ai.

Duke folur për Kavajën, Krali, vuri theksin te investimet për bashkinë dhe projekte në të ardhmen.

Ai theksoi se po ta kthejmë Kavajën pas shikojmë dy gishta dhe një katrahurë në zonën turistike.

“Kavaja sot ka dy lagje të reja, ka ujësjellësi e ri, 11 shkolla, 6 kopshte kinoteatrin, një qendër të re në Golem, vëmendje paralele në tre njësitë.

Kështu vazhdojmë përpara sepse Kavaja ka zonën turistike të rehabilituar dhe kuruar komplet që pret çdo ditë turist vendas dhe të huaj.

Kavaja ka zgjedh punën e saj me punë dhe projekte që do t’i çojmë përpara. Vetëm para kurrë mbrapa”,- tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights