KQZ ka propozuar që përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës, do të mbahen më 23 korrik, ndërsa të hënën pritet që të vendoset zyrtarisht pas mbledhjes.


“Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”, njofton KQZ.


Kujtojmë që në 15 qershor Kolegji Zgjedhor duke marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore për bashkinë e Rrogozhinës.

Një prej argumenteve të ankimimit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe në Kolegjin Zgjedhor ishte kutia e votimit të qendrës nr.2224/01 në burgun e Rrogozhinës te koalicionit Berisha-Meta pretenduan se nga 80 fletë votimi, vetëm, 15 ishin të vlefshme. Si pasojë e pretendimeve për parregullsi, votat e Rrogozhinës u rinumëruan në KAS, ku rezultoi se kandidati socialist Edison Memolla kishte 5129 vota dhe kandidati rival, 5108, me vetëm 21 vota diferencë.

Diferenca prej 21 votash rezultoi vetëm pas rinumërimit, pasi rezultati i shpallur nga KZAZ i ndante dy kandidatët me 30 vota. Për pasojë Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve ku kandidojnë Edison Memolla (PS) dhe Shkëlqim Hoxha (Bashkë Fitojmë).
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights