Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për kandidatët fitues në qarkun e Beratit, Dibrës, Shkodrës e Vlorës, si dhe ka bërë rirenditjen e kandidatëve pasuese bazuar në votat e marra.
Kështu, në Berat, në Parlamentin e ri, Partia Socialiste do të ketë 5 deputetë dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore” vetëm 2.
Dibra ka 5 mandate; 3 i fituan kandidatet e listës së Partisë Socialiste dhe 2 koalicioni i djathtë.
Nga 11 mandatet e qarkut të Shkodrës, 4 i takojnë socialistëve dhe 5 Partisë Demokratike dhe 2 Partisë SocialDemokrate.
Ndërsa nga listat e qarkut të Vlorës; 9 deputetë dalin nga lista e Partisë Socialiste dhe 3 nga ajo e opozitës.
Për të 4 këto qarqe ka përfunduar procesi i ankimimeve. Deri tani janë 8 nga 12 qarqe ku është certifikuar rezultati final dhe janë shpërndarë mandatet për të tjerët vijon rinumërimi.