KQZ rrit kontrollin ndaj partive! Do
raportojnë me detaje financuesit në sistem online Në kulmin e debateve për
financimet ruse të Partisë Demokratike, por dhe sulmit kibernetik të Iranit
ndaj vendit tonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon dixhitalizimin e
deklaratave financiare të partive politike. Për Ilirjan Celibashin një gjë e
tillë do të rriste transparencën e subjekteve politike. Në një kohë që vendi
ndodhet në një aggression të paprecedentë kibernetik të ndërmarrë nga shteti i
Iranit, ku faqet kryesore online të shtetit shqiptar ranë, Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve diskuton mbi mundësinë e dixhitalizimit të deklaratave financiare të
partive politike Në një takim mes ekspertësh ku u diskutua mbi perpsektivën e
Shqipërisë për të dixhitalizuar sistemin e raportimit dhe publikimit të
financave politike, kryekomisioneri zgjedhor Ilirjan Celibashi theksoi se kjo
risi e dixhitalizimit do të rrisë transparencën nga partitë politike.   ilirjan celibshi theksoi se sistemi dixhital
i gfinancimit te partive lidhet direk me rritjen e transparences ne kete
ceshtje te rendesishme dhe rrjellimisht me standartin e procesid zgjedhor.   Ky takim vjen vetëm një javë pas raportit të
publikuar nga departamenti amerikan i shtetit, i cili bëri me dije se në vitin
2017 partia dmokratike që drejtohej në atë kohë nga Lulzim Basha ka marrë një
fond prej 500 mijë dollarësh nga Rusia.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights