Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot pasi një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb, Radomir Llaban .
Haxhiu ka shkruar në Facebook se në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet e tyre për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.
“Duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij.
Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre