Kuvendi i kosoves 4 qershor 2025

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur sërish të konstituohet këtë të mërkurë. Seanca e 26-të me radhë dështoi sërish, katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Për disa seanca me radhë nuk ka kaluar propozimi për formimin e komisionit që do të mbikëqyrë votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por nuk ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.

Kjo situatë e zvarritur ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik dhe mes institucioneve, me thirrje të vazhdueshme për zhbllokim institucional dhe arritjen e një konsensusi politik për të vijuar me formimin e qeverisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights