Im 696x522

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe WOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

“Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights