Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kosia doli të suprizojë kryeministrin Edi Rama në mbyllje të konferencës së tyre në Tiranë.
Duke vënë theksin te performanca e shkëlqyer e kuqezinjve në Europian, Kos tregoi që është tejet detajiste me dhuratën që i bëri Ramës: Një fanellë basketbollisti me numrin 11!
“Unë jam shumë sportive dhe ne kemi parë edhe kampionatin europian të futbollit dhe kam kuptuar se sa të shpejtë jeni ju me Nedim Bajramin, tani e kuptova se sa të shpejtë, goli që bëtë kundër Italisë.
Urime, përgëzime sepse në fakt futbolli luan një rol të rëndësishëm në shoqëri.
Ndërsa basketbolli ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, dhurata ime për ju është simbolike. Prandaj ju dhamë numrin 11 në ekipin tonë!“, u shpreh Kos.
Por nuk u ndal me kaq! Ajo u zotua se kur Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, do ngjitet në majën e malit të Korabit. I propozi kryeministrit që t’i bashkohet…
Komisionerja Marta Kos: Angazhimi im është që unë nuk luaj dot me basketboll me ju, unë do të ngjitem në malin më të lartë të Shqipërisë, të Korabit. Shpresoj që do ia dal mbanë! Do të doja shumë që të vinit me mua.
Kryeministri Edi Rama: Nëse kur të hyjmë në BE, do ju jap një kryeministër të ri e të freskët që të ngjitet deri në majën më të lartë. Jam mjaft i prekur nga kjo, 11-a është një numër i shkëlqyer. Një ekip mjaft i përkushtuar!